Trupi i pajetë në portin e Durrësit/ Dyshimet: Mund të jetë një nga 4 shtetasit e huaj që u hodhën në det për të kapur tragetin një javë më parë - Bota Sot
Trupi i pajetë në portin e Durrësit/ Dyshimet: Mund të jetë një nga 4 shtetasit e huaj që u hodhën në det për të kapur tragetin një javë më parë

Durrësi

Trupi i pajetë në portin e Durrësit/ Dyshimet: Mund të jetë një nga 4 shtetasit e huaj që u hodhën në det për të kapur tragetin një javë më parë

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 08:29
Ilustrim

Rreth orës 07:45, të mëngjesit të sotëm në akuariumin e portit Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, i dekompozuar.

Policia njoftoi se po punon për identifikimin e kufomës së dekompozuar.

Paraprakisht mendohet se gjetja e kufomës lidhet me një ngjarje të fundjavës së kaluar kur 4 shtetas të huaj, marokenë dhe sirianë, u hodhën në det, në tentativë për të lundruar drejt një trageti.

Tre prej tyre u sprapsën nga forcat e kufirit, ndërsa i katërti nuk u gjet dhe dyshohet të jetë personi që u gjet sot pranë kalatës nr.5 të portit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat