Shpërthim në një automjet në Durrës

Durrësi

Shpërthim në një automjet në Durrës

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 10:38
Foto Ilustrim

Një shpërthim me lëndë plasëse në një automjet ka ndodhur sot në Durrës.

Siç shkruan Lapsi, shpërthimi ndodhi rreth orës shtatë të mëngjesit dhe është dëgjuar nga banorët e lagjes në rrugën “Ramazan Jella”, në qendër të qytetit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Mësohet se në mjetin tip Renault me targa AA 301ZZ ka vetëm dëme të lehta materiale.

Pronari i mjetit kur ka shkuar të marrë makinën ka parë dëmtimin e shkaktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat