Ngacmim seksual dhe vepra të turpshme, arrestohet një person

Durrësi

Ngacmim seksual dhe vepra të turpshme, arrestohet një person

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një burrë ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për ngacmim seksual dhe vepra të turpshme.

Efektivët e policisë ndaluan gjatë kësaj të premteje H.L., 55 vjeç.

I dyshuari akuzohet se në periudha të ndryshme kohore, ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Ka qenë e dëmtuara ajo që ka bërë denoncimin në polici duke çuar në prangosjen e tij.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes, hetimet janë në vijim, ndërkohë që mësohet se 55-vjeçari prej kohësh ishte kthyer problematik për të dëmtuarën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat