U dëmtua nga tërmeti/ Kryhen 12 shpërthimet në pallatin gjigant në Durrës, bëhet gati për tu shembur

Durrësi

U dëmtua nga tërmeti/ Kryhen 12 shpërthimet në pallatin gjigant në Durrës, bëhet gati për tu shembur

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 17:57
Foto

12 shpërthime kanë gjëmuar në të gjithë qytetin bregdetar pasditen e së dielës, ndërsa lagjja 17 është mbuluar nga retë e pluhurit.

Shpërthimet e  ndara nga njëra-tjetra u realizuan nga forcat xheniere dhe IKMT për të dobësuar strukturën e pallatit të Kastratit, për t’i hapur rrugë shembjes së godinës së dëmtuar nga tërmeti.

Shpërthimet për dobësimin e konstruksionit të brendshëm  krijojnë mundësinë e  rënies sa më të lehtë të objektit dhe shmangien e dëmtimeve në objektet përreth tij. Sipas specialistëve, ky objekt 13-katësh me bodrum ka paraqitur mjaft vështirësi për t’u ekzekutuar.

Për secilin nga 12 katet e objektit ka pasur një shpërthim.  E veçanta e objektit të dëmtuar ka konsistuar në ndërtimin e tij,  nga themelet e deri në kat të 12-të përbëhej prej 14 muresh beton e dy zgara hekuri, ndaj u vlerësua shembja e mureve të brendshme fillimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat