Vonesa e paqartësi për rindërtimin, ankohen banorët e palleteve të dëmtuara në Durrës

Durrësi

Vonesa e paqartësi për rindërtimin, ankohen banorët e palleteve të dëmtuara në Durrës

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 11:42
Ilustrim

Veç rindërtimit të pallateve, banorët e Durrësit banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti ankohen për vonesa edhe në procesin e riparimit të dëmeve.

Ora News sjell problematikën e banorëve të pallatit nr 1044 në lagjen 18.

“Të gjithë banorët e pallatit kemi 11 muaj, nuk e kemi idenë çfarë do bëhet me pallatin, nëse do bëhet apo shembet. E kanë nxjerrë për riparim. Nuk është bërë asgjë, ka një paradoks. Shtëpi nuk kam akoma dhe paguaj kredi 400 mijë muaj për muaj.

Si ka mundësi të paguaj kredi kur shtëpi nuk kam akoma? E kam blerë në fund të shtatorit dhe në nëntor ra tërmeti. Jemi interesuardhe na kanë lënë në ajër. Thonë “do ta bëjmë”. I bëj thirrje Edi Ramës të marrë masa me instancat përkatëse, të na japë drejtim kur do futemi në shtëpitë tona. Mbetem rrugëve me qira. Bonusin e mora pas 5 muajve” thotë banori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat