Durrës/ Mbarimi i festave, nis largimi i emigrantëve drejt vendeve të BE-së

Durrësi

Durrës/ Mbarimi i festave, nis largimi i emigrantëve drejt vendeve të BE-së

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:12
Foto ilustrim

Në ditët e para të vitit të ri janë larguar nga porti detar i Durrësit mbi 2200 persona, kryesisht emigrantë që kaluan festat e fundvitit në atdhe.

Më 1 janar lundrimet kanë funksionuar vetëm në dalje. Drejt portit italian të Barit kanë lundruar dy tragete me 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.

Një ditë më pas lundrimet kanë vijuar normalisht në linjat Durrës-Bari dhe anasjelltas dhe janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, burimet nga APD bëjnë me dije se kanë hyrë në vend nga kjo pikë kufitare 150 persona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat