Shembet pallati 5 katësh në Spitallë, pluhuri ‘pushton’ lagjen

Durrësi

Shembet pallati 5 katësh në Spitallë, pluhuri ‘pushton’ lagjen

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 14:15
Shembet pallati 5 katësh në Spitallë

Shembja e një pallatit 5 katësh në Spitallë të Durrësit është shoqëruar me kaos për banorët e lagjes 15.

Mjetet e rënda kanë ngulur skrepat në të gjitha anët për ta rrëzuar përtokë pallatin, i cili u bë i pabanueshëm në nëntorin e vitit 2019 për shkak të tërmetit shkatërrimtar.

Policia ka rrethuar zonën duke bllokuar kalimin e çdo mjeti në rrugën Durrës-Porto Romano.

Reja e pluhurit është shtrirë në të gjithë lagjen duke krijuar rreth e qark shtresë të hirtë.

Për këtë veprim IKMT nuk ka njoftuar as banorët e  pallatit që gjendet 15 m larg nga 5 katëshi që po shembet.

Shtëllungat e pluhurit të favorizuara nga era kanë shkuar deri pranë spitalit rajonal në njërën anë dhe përtej shkollës 9-vjeçare “Neim Babameto” në anën tjetër.

IKMT është e detyruar që në të tilla veprime të lagë rregullisht inertet që shemben, por në terren nuk kishte asnjë mjet zjarrëfikës, apo bot me ujë për të ulur ndotjen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat