S’ndalet masakra mjedisore në Durrës, digjen plehrat në mes të rrugës

Durrësi

S’ndalet masakra mjedisore në Durrës, digjen plehrat në mes të rrugës

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 06:37
Digjen plehrat në mes të rrugës

Qyteti i Durrësit po përjeton masakër mjedisore, pasi ngado të hedhësh sytë sheh vetëm grumbuj me plehra. Ndërsa kemi nisur edhe sezonin turistik këto pamje që po shihni nuk janë aspak të favorshme për turistët.

Sikurse shihet plehrat po digjen në mes të rrugës, kur kanë kaluar vetëm dy ditë pasi çështja e mbetjeve urbane mori një zgjidhje të përkohshme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 të këtij qyteti. Bashkia ka hedhur mbetjet në kanalet e ujërave të zeza që përshkojnë rrugët “Gjelbërimi” e “Azem Hajdari” dhe banorët kanë vendosur të djegin vetë mbeturinat.

Para dy ditësh, çështja e mbeturinave në Durrës mori zgjidhje. Pas një vit shërbim falas, kompania private ‘Integrated Energy’, ka shtuar dhe 17 ditë shërbime në menaxhimin e mbetjeve. Bashkia e Durrësit, ka kohë deri më 15 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat