Plagosen burrë dhe grua, shpërthen bombola në banesë

Durrësi

Plagosen burrë dhe grua, shpërthen bombola në banesë

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Dy persona raportohet se kanë mbetur të lënduar në mbrëmje si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit.

Më datë 04.08.2021, në orën 20:40, në një banesë në lagjen nr.13, Durrës, ka shpërthyer një bombël gazi e për pasojë janë lënduar shtetasit I. K., 54 vjeç dhe E. K., 52 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat