Shpërthen bombola e gazit në lokal, plagoset pronari dhe një kliente. Ja si paraqitet gjendja e tyre

Durrësi

Shpërthen bombola e gazit në lokal, plagoset pronari dhe një kliente. Ja si paraqitet gjendja e tyre

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku si pasojë e një rrjedhje gazi ka shpërthyer bombola në një lokal.

Policia bën me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur pronari 28-vjeçar i lokali dhe një kliente, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombol gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërsa rreth orës 15:15, në fshatin Perlat, Manëz, shtetasi B.I., 67 vjeç, dyshohet se i ka vendosur zjarrin banesës së tij e për pasojë ka pësuar lëndime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupet hetimore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat