Kapet një sasi kokaine në portin e Durrësit, lënda narkotike ishte fshehur në kamionin që transportonte krom me destinacion…

Durrësi

Kapet një sasi kokaine në portin e Durrësit, lënda narkotike ishte fshehur në kamionin që transportonte krom me destinacion…

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 07:22
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme, është sekuestruar një sasi kokaine në portin e Durrësit.

Drgoa ishte fshehur në një kamion që merrej me transportimin e kromit dhe mësohet se do të shkonte në Itali nëpërmjet tragetit të linjës.

Policia ka bërë ndalimin e shoferit i cili në fillim ka deklaruar se nuk kishte dijeni për sasinë narkotike që ishte gjetur në kamionin që drejtonte.

Ndërsa po vijojnë kontrollet dhe hetimet për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar ndërkohë që nuk dihet sasia e kokainës së gjetur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat