Durrës, fati i keq çon pas hekurave dy bastexhinj

Durrësi

Durrës, fati i keq çon pas hekurave dy bastexhinj

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Durrës dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë pasi akuzohen se nëpërmjet aparateve të tyre celularë, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara.

Të arrestuarit në lagjen nr. 17 në Durrës janë O. P. 47 vjeç dhe R. D. 24 vjeç si dhe u proceduan penalisht: Dh. B., 33 vjeç, I. K., 40 vjeç dhe N. H., 56 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Po sipas policisë ata janë kapur në flagrancë duke vendosur baste sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat