Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në Durrës

Durrësi

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në Durrës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht këtë të shtunë në Durrës.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një shtetas që jetonte në Francë dhe janë proceduar penalisht dy të tjerë pasi në makinën e tyre u gjetën të fshehur dy shtetas pa dokumente.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 22 vjeçar, i cili ka aksidentuar dhe lënduar një shtetase.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. Y., 40 vjeç, banues në Francë dhe proceduan penalisht shtetasit D. E., banues në Turqi dhe R. Y., banues në Francë, pasi në PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi R. Y., u gjetën të fshehur 2 shtetasit e tjerë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

N.M., 41 vjeç, banues në Berat, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin V. D., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

A.K., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

E.M., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi ka aksidentuar shtetasen M. P., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat