Durrësi zgjedh kryebashkiakun e ri/ Qendrat e numërimit janë gati, priten numëruesit

Durrësi

Durrësi zgjedh kryebashkiakun e ri/ Qendrat e numërimit janë gati, priten numëruesit

Më: 7 mars 2022 Në ora: 00:23
Pallati i Sportit “Ramazan Ngjala”,

Procesi i numërimit në Durrës nuk ka nisur ende, dhe pse kutitë e votimit kanë mbërritur pak orë më parë.

Numëruesit dhe vëzhguesit, që në disa raste janë të njëjtët që kanë ndjekur dhe procesin e votimit kanë pushuar për të nisur më pas numërimin.

Gazetari Muhamed Veliu raporton nga Pallati i Sportit “Ramazan Ngjala”, ku janë shtatë tavolina numërimi dhe do të numërohen 119 kuti.

Durrësi është një nga gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetar, pas një serie dorëheqjesh të kryebashkiakëve të zgjedhur dhe emëruar.
25.43% e zgjedhësve kanë votuar sot për të caktuar kryetarin e ri mes kandidates Emiriana Sako nga Partia Socialiste, Luan Hotit nga Partia Demokratike dhe Ardian Mukës nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat