Vijon ngordhja e pulave në Durrës, fermat futen në karantinë

Durrësi

Vijon ngordhja e pulave në Durrës, fermat futen në karantinë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Në stabilimentet e mbarështimit të shpendëve në Durrës, që janë prekur nga sëmundjet infektive, vijon ngordhja e pulave.

Në një prej stabilimenteve në Xhafzotaj të Durrësit ku autoritetet kanë vendosur dhe shiritin e sigurisë duke dëshmuar se fermat janë në karantinë.

Në pjesën e pasme të njërit prej stabilimenteve brenda rrethimit është e dukshme një parcelë toke e rrethuar me shirit ku janë groposur pulat e ngordhura nga sëmundja.

Në komunikimet e para lidhur me ngordhjen masive të pulave në Durrës, autoritetet vendore patën deklaruar se subjektet po përdorin krematoriumet për asgjësimin e pulave të ngordhura, po pamjet dëshmojnë që njëri prej tyre po përdor groposjen në pjesën e pasme të kapanoneve të pulave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat