Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen 2 turqit në Durrës

Durrësi

Tentuan të kalojnë kufirin me dokumente false, arrestohen 2 turqit në Durrës

Më: 2 prill 2022 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Një 30 vjeçar dhe një 36 vjeçar të banues në Turqi, janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i policisë

Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:

H. K., 30 vjeç dhe F. A., 36 vjeç, të banues në Turqi, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Durrës, duke tentuar të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat