Ngacmonte seksualisht të miturën, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Durrësi

Ngacmonte seksualisht të miturën, arrestohet 37-vjeçari në Durrës

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar është arrestuar këtë të diel pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente.

Shtetasi me iniciale L.B është ndaluar nga policia në Durrës.

Ndërkohë, këtë fundjavë, në qytetin bregdetar janë arrestuar dhe pesë shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

34-vjeçari me iniciale G. M. është ndalua pasi u kap me kokainë, ndërsa në Krujë është arrestuar 19-vjeçari me iniciale E.K., pasi në makinë iu gjet një armë e ftohtë, thikë.

Në zonën e Plazhit, është kapur 32-vjeçari me iniciale A.I., që tentoi t’i vidhte paratë një qytetari.

Dy shtetas nga Kosova janë ndaluar në portin e Durrësit, teksa përpiqeshin të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara. F. R., 31 vjeç dhe B. B., 21 vjeç do të hetohen për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” shtetasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat