Kaos në Portin e Durrësit/ Vonesa të theksuara në përpunimin e anijeve në terminalin e kontejnerëve

Durrësi

Kaos në Portin e Durrësit/ Vonesa të theksuara në përpunimin e anijeve në terminalin e kontejnerëve

Më: 23 maj 2023 Në ora: 18:21
Durrës

Vonesa të theksuara në përpunimin e anijeve në terminalin e kontejnerëve të portit detar të Durrësit. Dy ditët e fundit situata në terminal paraqitet e rënduar.

Vonesat në shkarkimin e anijeve që ndodhen në terminal dhe në radë shtojnë ndjeshëm kosto kohore dhe ekonomiko-financiare të operatorëve. Në orët e para të ditës së sotme është ndërprerë procesi i shkarkimit të anijes që ndodhet në kalatë.

Kompanitë që operojnë në këtë terminal i janë drejtuar me një ankesë Autoritetit Portual Durrës dhe për dijeni Kryeministrit Edi Rama dhe Ministres se Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, duke kërkuar marrjen e masave të shpejta për të zhbllokuar situatën dhe formalizuar marrëdhënien me kompaninë që ofron shërbim në terminalin e kontenierëve, Mariner Adriatic, aksionet e së cilës i zotëron kompania malteze “Hili company limited”.

Përveç problemeve me vinçat që bëjnë ngarkim-shkarkimin dhe shkaktojnë vonesa dhe radhë të theksuara, si dhe kosto të shtuara prej tyre, kompanitë spedicionere ankohen dhe për pagesën nën dorë të plumbçeve në doganë dhe koston e lartë të shërbimit monopol të rimorkimit.

“Ndërkohë që flitet për luftën kundër informalitetit, ky i fundit fillon të shfaqet që në pikën hyrëse në portin e Durrësit përmes pagesës me para në dorë të plumbçeve të doganës, problematikë kjo e mbartur ndër vite.”- thuhet në ankesën drejtuar APD-së dhe drejtorit ekzekutiv të saj Pirro Vengu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat