Tentoi t’i ikte prej duarsh Policisë, arrestohet 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Durrësi

Tentoi t’i ikte prej duarsh Policisë, arrestohet 38-vjeçari në kërkim ndërkombëtar

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Policia e Durrësit ka arrestuar një 38-vjeçar Adem Dervishi, i cili rezulton në kërkim ndërkombëtar.

Ai kishte tentuar t’iu ikte forcave operacionale, dhe shërbimeve të Komisariati Durrës, duke u larguar me shpejtësi, pas disa minutash ndjekjeje dhe kontrolli të territorit 38-vjeçari ra në pranga.

Sipas policisë, 38-vjeçari është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë italiane, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat