Durrës/ Gjendet i pajetë në bregdet një i moshuar, dyshohet se…

Durrësi

Durrës/ Gjendet i pajetë në bregdet një i moshuar, dyshohet se…

Më: 27 shtator 2025 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13, duke alarmuar kalimtarët dhe banorët e zonës.

Sipas informacionit paraprak nga Policia, rreth orës 06:40, është konstatuar trupi i një shtetasi, rreth 70 vjeç, pranë vijës bregdetare.

Nga këqyrja e parë e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, duke ngritur dyshimet se 70-vjeçari mund të jetë mbytur në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat