'Në zgjedhjet e 2017 do të blejnë kryefamiljarin, se vota e gruas është si blerje me shumicë'

Durrësi

'Në zgjedhjet e 2017 do të blejnë kryefamiljarin, se vota e gruas është si blerje me shumicë'

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 14:28
Lidhjes Demokratike të Gruas Demokrate dhe Forumit Rinor në Durrës

Në zgjedhjet e ardhshme kërkojnë të blejnë kryefamiljarin sepse votën e grave e konsiderojnë si blerje me shumicë. Kështu u shpreh Oerd Bylykbashi gjatë takimit të Lidhjes Demokratike të Gruas Demokrate dhe Forumit Rinor në Durrës.

Kjo është arroganca qeveritare, tha Bylykbashi duke shtuar se nëse nuk reagohet tani, situata pas 2017-ës do të jetë edhe më e vështirë.

“Në vitin 2017 është turp i madh në këtë vend i cili kërkon që ti hapen negociatat për vend anëtar të Bashkimit Europian, që ne të diskutojmë që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është e papranueshme. Vota vlen, por jo ajo që shitet për 30 apo 50 mijë lek. Është ky pazar i votës i cili ka vrarë përgjegjshmërinë e qytetarëve. Roli i gruas dhe e të rinjve demokrat është shumë i madh në këtë drejtim”, tha kryetari i PD në Durrës.

Në takim shqetësuese u cilësua dhuna dhe vrasjet në familje gjithnjë e në rritje. Bylykbashi theksoi se varfëria, papunësia, mungesa e shpresës, ikjet nga Shqipëria duke kërkuar azil në Europë, sjellin aktet makabre në familje dhe shoqëri.

Dhuna në familje dhe vrasjet e përditshme në një javë u shtruan në këtë takim nga Kryetarja e L DG, Albana Vokshi e cila  theksoi se në 3 muajt e parë të vitit, janë regjistruar 3 mijë raste dhune në familje.

“Shkak është varfëria, 7 gra janë vrarë nga burrat brenda 9 muajve duke lënë 14 fëmijë jetim, 5 prej tyre me urdhër mbrojtje. Liliana ishte njëra prej tyre. Urdhër mbrojtje që nuk u ekzekutua kurrë. Çfarë mund të bëjmë? Institucionet nuk kanë reaguar, ministrat e hedhin përgjegjësinë sa te njëri tek tjetri, askush nuk mban përgjegjësi”.

Takimet u organizua nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe fondacioni Kondrad Adenauer Stiftung, në to merr pjesë dhe aktivistja e Forumit të Gruas në PPE Walburga von Lerchenfeld, di dhe Walter Glos, shefi i misionit të Fondacionit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat