Fatkeqësia në Durrës, foshnja vdes nga i ftohti

Durrësi

Fatkeqësia në Durrës, foshnja vdes nga i ftohti

Më: 26 janar 2017 Në ora: 13:33
Ilustrim

Një foshnje ka ndërruar jetë në banesën ku jetonte bashkë me prindërit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në lagjen numër 4 në familjen Bajrami.

Në banesë ka vdekur foshnja me iniciale A. Bajrami 2 muajshe thanë burimet zyrtare të policisë.

Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkaq është bërë e ditur se foshnja ka ndërruar jetë për shkak të të ftohtit. Familja Bajrami jetonte me lëmoshët që u jepnin njerëzit, ndërsa banonin në një shtëpi të vjetër pa asnjë lloj ngrohje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat