Mangësitë e turizmit në Durrës, operatorët: Nuk ka guida, transport publik të rregullt - Bota Sot
Mangësitë e turizmit në Durrës, operatorët: Nuk ka guida, transport publik të rregullt

Durrësi

E martë, 23 tetor 2018

Mangësitë e turizmit në Durrës, operatorët: Nuk ka guida, transport publik të rregullt

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 16:23
Pamje nga Durresi

Përfshirja e Shqipërisë në hartën e vendeve turistike europiane konsiderohet një nga arritjet më të mëdha për ekonominë shqiptare. Turistë nga vende të ndryshme të Europës po pushojnë, kryesisht me qëndrime 5-20 ditore, duke shfrytëzuar mundësitë e shumta që ofron vendi.

Po krahas arritjeve dhe investimeve të bëra në sektorin e turizmit, drejtues të shoqatës së operatorëve turistikë nxjerrin në pah dhe mjaft problematika të këtij sezoni.

“Përmirësimi i kushteve në turizëm është i domosdoshëm. Akoma kryesore mbeten transporti turistik, sinjalistika rrugore, plehrat ende diskutohen. Në zonën e Golemit ka probleme ende me infrastrukturën, siç është rruga, mungon ndriçimi në rrugë, mungon një trotuar. Ndaj duhet të punojmë të gjithë bashkë që ta plotësojmë më tepër ofertën turistike. Duhet menduar që tani për sezonin tjetër. Nuk është fjala vetëm për bashkinë e Durrësit, po për të gjitha bashkitë bregdetare. Duhet të punojmë të gjithë bashkë, pushteti vendor e qendror, me të gjitha ministritë pasi nuk mjafton që turisti të shkojë nga plazhi në dhomën e hotelit”, tha Sokol Hoxha, Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Kreu i shoqatës së agjencive dhe operatorëve turistikë shqiptarë Sokol Hoxha shprehet se, përveç përmirësimit të infrastrukturës, nevojitet plotësimi i ofertës turistike me elementë të rëndësishëm që përmbushin kërkesat e turistëve edhe për turizmin kulturor e historik, pasi Shqipëria ka një trashëgimi mjaft të pasur në këtë drejtim.

Problem mbetet dhe mungesa e një axhende me aktivitete kulturore në ambjente të hapura, sheshe që të vihet në dispozicion a publikohet që para nisjes së sezonit.

Bizneset turistike këtë sezon i ka shqetësuar edhe numri i pakët i pushuesve ditorë dhe atyre nga Kosova në plazhe, si dhe rënia e euros.

”Jemi në kulmin e sezonit turistik dhe situata është e njëjtë nga Velipoja në Ksamil. Në fundjavë plazhet janë të mbushura, po gjatë javës ka hapësirë. Hotelet janë plot me turistë të huaj, po mungojnë turistët vendas. Ky është viti më pozitiv për ardhjen e turistëve të huaj, po pushuesit e tjerë kanë qenë më të paktë.. Kriza ekonomike, moti i paqëndrueshëm gjatë muajit korrik, si dhe rritja e çmimeve dhe të gjitha bashkë ndikojnë. Operatorët kanë në xhepin e vet më pak të ardhura se një vit më parë si rezultat i rënies së euros”, tha Hoxha

Gushti pritet të jetë më i mbarë në këtë drejtim, duke sjellë një fluks të ri pushuesish nga vendi dhe rajoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test