Haradinaj: Kultura e implementimit të ligjeve dobësia jonë, viti 2019 vit i ekonomisë - Bota Sot
Haradinaj: Kultura e implementimit të ligjeve dobësia jonë, viti 2019 vit i ekonomisë

Ekonomi

Haradinaj: Kultura e implementimit të ligjeve dobësia jonë, viti 2019 vit i ekonomisë

Më: 14 janar 2019 Në ora: 09:34
Mbledhja e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik

(E plotësuar) - Fokusi i Qeverisë së Kosovës për vitin 2019 do të jetë zhvillimi ekonomik, madje kryeministri Ramush Haradinaj shprehet se përkundër sfidave që mund t’i kenë gjatë vitit do të përpiqen që të mbeten të fokusuar në ekonomi.

Këtë zotim Haradinaj e ka bërë gjatë mbledhjes së nëntë të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku ka potencuar se Kosova ka politikën tatimore më të volitshme në rajon. Haradinaj ka paraqitur një problematik me të cilën sipas tij përballet Kosova, e që është implementimi i ligjeve, për të cilën kreu i Qeverisë ka thënë se është dobësi.

Kryeministri gjatë këtij takimi ka thënë se do t’i kthehen seriozisht temave ekonomike, ku ka përmendur krijimin e sekretariatit të përhershëm të Këshillit Kombëtar në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Odave ekonomike.

Haradinaj: Viti 2019 është vit i ekonomisë dhe do t’i kthehemi seriozisht temave ekonomike

“Viti 2019 është vit i ekonomisë dhe do t’i kthehemi seriozisht temave ekonomike, pra riaktivizimin e mirëfilltë të Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik. Krijimin e sekretariatit të përhershëm të Këshillit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik në mes të MTI-së dhe të Odave ashtu siç kemi ra dakord dikur, Ekonomike e Kosovës, Ekonomike Amerikane e Kosovës dhe Ekonomike Gjermane, me ekspert të përgatitur për të përgatitur takimet dhe propozimet për këtë formë të gjerë për takime. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të volitshme në rajon, Qeveria dëshiron t’i dëgjoj bizneset më tutje për reformat dhe për veprimet tjera që lidhen me investitorët e huaj. Keni dëgjuar se vetëm janë 11 investitorë potencial strategjik të paraqitur dhe njëkohësisht e dini për investimin më të madh që pritet të jetë në fazën implementuese Contour Global në energji”, u shpreh ai.

Haradinaj tha se duhet që së bashku të vazhdojnë reformat në fushën fiskale, ai përmendi se ligji për të tatimin në të ardhurat e korporatave ka kaluar në lexim të parë, ligji për TVSH dhe ligji për ATK dhe përgjegjësitë është proceduar në Kuvend. Ai tha se para tyre mbetet çështja e informalitetit dhe se duhet të jenë bashkë që ta trajtojnë me kujdes këtë temë.

Për ligjet që janë për lehtësira në biznes, kreu i Qeverisë përmendi ligjin e Punës, ku ai përmendi që formula e gjetur për pushimin e lehonisë është shumë e mirë dhe sipas tij nuk i ngarkon sipërmarrësit.

Image

Sipas kryeministrit ligji për festat zyrtare nuk ka avancim dhe se ka mbetur ashtu siç ka qenë.

Një prej problemeve me të cilat ballafaqohet Kosova, Haradinaj tha se është mos implementimi i ligjeve dhe dokumenteve të tjera.

Haradinaj: Kultura e implementimit, zbatimi është dobësia jonë

“Ne kemi plotë sfida funksionale implementuese sidomos në Kosovë, kultura e implementimit, zbatimi është dobësia jonë. Ne nuk është se nuk e hartojmë dokumentin, strategji, ligje, akte normative, udhëzime administrative, por dobësitë tona hetohen shumë kur bëhet fjalë për implementim”, tha Haradinaj.

I pari i Qeverisë së Kosovës në Këshill ka propozuar që të mbajnë takime mujore, sipas tij nëse këto takime do të jenë të organizuara mirë do të prodhojnë efekte pozitive.

Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se si institucione pjesëmarrës në këtë Këshill do të japin kontributin në çështje që ndikojnë pozitivisht në sferën ekonomike.

Shala: Do të japim kontributin tonë në çështje që ndikojnë pozitivisht në sferën ekonomike

“Kemi qenë mjaftë aktiv në punët tona të përbashkëta për të adresuar prioritetet dhe të gjitha sfidat kryesore dhe për të zbatuar reforma gjithëpërfshirëse që kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, eliminimin e barrierave, forcimin e ndërmarrjeve të Kosovës, tërheqjen e investimeve të huaja direkte në vend. Duke u nisur nga fakti se Qeveria e Republikës së Kosovës këtë vit e ka shpallur edhe si vit të ekonomisë ne si institucione pjesëmarrëse në këtë forum do të japim kontributin tonë për të ngritur dhe diskutuar shumë çështje që do të ndikojnë pozitivisht në sferën ekonomike, në aktivitetin e shtuar të bizneseve, në rritjen e investimeve të huaja direkte në vend dhe në fund në përmirësimin e jetës së qytetarit të Republikën së Kosovës”, tha ministri Shala.

Në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik e cila është e nënta me radhë do të vendoset për temat e reja dhe caktimi i datës për mbledhjen e radhës.

***

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka përsëritur se viti 2019 do të jetë vit i ekonomisë.

Madje, ai tha se përkundër sfidave që mund ti kenë gjatë këtij viti do të përpiqen që të mbeten të fokusuar në ekonomi.

Këto komente kryeministri i Kosovës i ka bërë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. "Viti që shkoj ka qenë një vit më shumë i infrastrukturës ligjore, rend dhe ligj. Ky vit është i ekonomisë dhe do ti kthemi seriozisht temave ekonomike. Edhe pse në Kosovë e kemi politikën tatimore më të favorshme në rajon, por dëshirojmë prapë që ti dëgjojmë investitorët. I kemi 11 investues potencial që pritet të investojnë në Kosovë. Ligji i punës është miratuar dhe është përcjellë në Parlament, ajo që është e rëndësishme është çështja e lehonisë. Ligji për festat zyrtare nuk ka avancim, ka mbetur ashtu siç ka qenë", tha ai.

Kryeministri ka thënë se sfidë mbetet implementimi i ligjeve. "Ne kemi plotë sfida implementuese në Kosovë, ne nuk është se nuk hartojmë ligje, por dobësitë tona hetohen kur bëhet fjalë për implementim", tha ai.

Ministri i MTI-së, Endrit Shala, u shpreh se do të angazhohen që të ketë zhvillim më të madh ekonomik gjatë këtij viti.

"Tërheqjen e investimeve në vend. Duke qenë se këtë vit qeveria e ka shpallur vit të ekonomisë do të angazhohemi në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Kosovës, zhvillim ekonomik dhe prurjen e investimeve të huaja", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...