Gjiganti numër një (IGK Ballkani) si shembull dështues i privatizimeve të ndërrmarrjeve në Kosovë - Bota Sot
Gjiganti numër një (IGK Ballkani) si shembull dështues i privatizimeve të ndërrmarrjeve në Kosovë

Ekonomi

Gjiganti numër një (IGK Ballkani) si shembull dështues i privatizimeve të ndërrmarrjeve në Kosovë

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 1 maj 2019 Në ora: 07:54
Suharekë

Ata që privatizuan gjigantin numnër një Industria e Gomës dhe Kimike(IGK)Ballkani,Suharekë,duhen të ndiqen penalisht.Ndryshe,Në seancën e 27 shkurtit, të vitit 2014,privatizimi i IGK ''BALLKANIT'',nga Suhareka ishte tem debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.

Se nga privatizimi i egër, veç ndërmarrjeve të tjera, më së keqi ishte shkatërrues për gjigantin e prodhimit "IGK- Ballkan", Suharekë. Sipas meje, duhen të hapen hetimet për privatizimet, të cilat po cilësohen si kriminale që u bënë në shtetin e Kosovës, nga mafio-oligarkët e lidhur me pushtetin,që drejtuan AKP-në,por edhe AKM-në, që sot janë bërë milionerë, kryesisht pra me korrupsione dhe krime të organizuar. "'IGK-ja Ballkan', fabrika e prodhimit të shiritave transportues, si dhe e rripave trapezë në Suharekë, ishte gjiganti i vetëm në Evropë që mbante diku 1900 punëtorë. Siç e dimë, kjo fabrikë është privatizuar në vitin 2004 dhe ish-punëtorët e kësaj fabrike vazhdojnë të kërkojnë kthimin  e borxhit të 20 përqindëshit, edhe rrogave të mbetura, por askush nuk e ka gajlen  kjo fabrikë është shembulli më i mirë i dështimit të privatizimit të ndërmarrjeve publike në Kosovë. "'Ballkani' ishte një gjigant botëror, kur shiritat tanë transportues të kësaj fabrike pushtuan të gjithë tregun botëror, në të gjitha kontinentet. Thënë shkurt, privatizimi i kësaj ndërmarrjeje ka shkatërruar punë- torët e këtij gjiganti. Ky privatizim i mbrapshtë ka bërë që një gjigant i prodhimit të kthehet në një kaos të konsumit, duke dhënë në shfrytëzim hapësirën e kësaj fabrike, dy ndërmarrjeve private, të cilat tashmë kanë përshtatur për interesa të profitit të tyre gjithçka që shohin para syve. Këto dy ndërmarrje private, 'Elkos Group' dhe 'Viva Fresh Store', kanë në shfrytëzim tash e sa kohë këto hapësira të IGK 'Ballkanit''.

Blersi i këtij gjiganti, i afërt me të gjitha qeverit të deritanishme,por punët deri këtu i ka kryer me qeverin THaçi

Ishte shumë i afërt me Qeverinë THaçi, kur THaçi ishte kryeministër,dhe ende jaraninë, që pronari është një biznismen turk, nuk e kanë prish, dhe as për së afërmi nuk ka kryer obligimet sipas kontratës,dhe edhe atë e kanë liruar nga obligimet,që tani kjo ndërmarrje po shkonë nga një katastrof,që ka detyruar punëtorët,ende në grevë në një tendë,pran SHtëpisë së Kulturës,Ukë  Bytyqi në Suharekë.

Procesi i privatizimit në Kosovë ka filluar me themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, i cili ka pasur për detyrë që t’i administrojë të gjitha pronat shtetërore, publike dhe shoqërore. ndërsa deri më tani janë privatizuar shumë ndërmarrje, në ndërkohë AKM-ja është shndërruar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që ka filluar të funksionojë në shtator të vitit 2003. Mjetet e akumuluara nga shtija e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore arrin një shumë të madhe, megjithatë këto mjete janë të ngrira dhe nuk janë brenda procesit aktiv ekonomik vendor. Ndër to bënë pjesë edhe gjiganti numër një jo vetëm në ish-Jugosllavi por edhe në gjitha kontinetet botërore me cilsitë e saj të prodhimeve të shiritave transportues,edhe ato të qëndrueshme kundër zjarrit,si dhe rrypave trapez etj.

Tani nuk po shtrihem se si është sot, për mënyrën se si u privatizua as për çmimin përbuzës me të cilin u privatizua ky gjigant i madh ekonomik, por kësaj radhe do t’i paraqes kërkesat e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje të cilët përveç që humbën vendin e tyre të punës, ata që nga viti 2005 tani këto ditë kanë përfituar 20%, 345 euro,1200 punëtor,dhe vetë çmimi tregon se sa lirë është shitur dhe kjo është arsyeja kryesore;Pse duhen përgjigjur penalisht ata që privatizuan këtë gjigant ekonomik që e tërë ish-Jugosllavia dhe bota ia pa hajrin e tani punëtorët po përbuzen tej mase dhe po përdhunohen,së pari nga AKM-ja,tani nga APK-ja,dhe nga qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera.

Ish-punëtorët e IGK “Ballkan” nga Suhareka kanë protestuar disa herë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, Kuvendit të Kosovës si dhe para Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), duke kërkuar arsyjen e privatizimit të ndërmarrjes dhe pagesën e pagave ligjore me rastin e likuidimit të ndërmarrjes.

IGK “Ballkani” është privatizuar në vitin 2004 dhe për 11 vite nuk është kryer asnjë obligim ndaj punëtorëve. Atyre u është thënë se paratë janë të gatshme, mirëpo pritet kompletimi i Bordit të AKP-së që ato para të shpërndahen.

Në seancën e 27 shkurtit, të vitit 2014,privatizimi i IGK ''BALLKANIT'',nga Suhareka ishte tem debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.

Ata disa herë janë shprehur edhe para mediumeve kosovare se;“Kërkesat tona janë të ligjshme, i dinë të gjithë edhe Qeveria edhe Kuvendi. Ajo çka ne kërkojmë është rishqyrtimi i ritenderimit të kompanisë ‘Ballakni’, është shkel rregulla e privatizimit. Pas marrjes së 20 për qind,që është qesharake,345 euro,kërkojmë tani edhe dy rroga të mbetura borxh, kërkojmë 5300 euro që na kanë borxh. Këtë e ka pranuar edhe AKP-ja, këtë moment ajo e ka lëshuar edhe do vendime të pa kufizime. Borxhin e ka pranuar, por nuk ceket se kur jepet ky borxhi,thonë ata.

Ish-Kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, në një takim me ta iu ka thanë se kërkesat e tyre do të paraqitën në komisione parlamentare dhe se do të formohet një komisioni hetimor që do ta hetojë çështjen e privatizimit të kësaj ndërmarrje.

ish-Nënkryetari i sindikatës së pavarur IGK “Ballkan”, Ramë Morina, anëtar i sindikatës dhe njëherësh përfaqësues i “Ballkanit”, ka thënë para mediave se këshilltarët e Krasniqit i morën gjitha informatat nga ata dhe kërkesat pastaj i caktuan disa takime me komisione parlamentare në mënyrë që të vijë deri tek prezantimi i kërkesave të punëtorëve të “Ballkanit” në Kuvendin e Kosovës, të hapet një debat parlamentar dhe me formuar një komision hetimor, për ta shqyrtuar çështjen dhe mënyrën e privatizimit të industrisë së gomës Ballkan Suharekës.

Më pas ata,sipas Morinës vazhduar takime edhe tek Agjencia Kosovare për Privatizim, ku u takuan me Muharrem Arifin, shefi i zyrës për likuidim, i cili përfaqësuesve të punëtorëve u ka premtuar se mjetet janë të gatshme, por pritet kompletimi i Bordit të AKP-së dhe pastaj të shpërndahen ato para.

Protestuesit i ka vizituar edhe ish- deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i cili ka thanë se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë.

“Unë si deputet që vij nga Komuna e Therandës besoj se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë dhe definitivit ftoj edhe kolegët e mijë deputet të Therandës dhe të krejt Kosovës, që këtë çështje ta adresojnë në mënyrë urgjente edhe në komisionin hetimor parlamentar dhe në kërkesën e çartë dhe të saktë për AKP-në që të përmbushë obligimet e këtyre njerëzve që janë në gjendje të rëndë”, iu ka thënë Ramadani.

Ndryshe, nga 23 shtatori i vitit 2013 rreth 1000 punëtorë të IGK “Ballkani” nga Suhareka janë në grevë dhe kanë ngritur tenda në oborrin e Shtëpisë së Kulturës,Ukë Bytyqi  në Suharekë.

Ata po kërkojnë pagesën nga shitja e kësaj ndërmarrje, pagesën e pagave të garantuara për periudhën 1990-1999, pagesë e cila është e paraparë edhe me ligjin e punës. Po ashtu kërkojnë pagesën e kontributeve pensionale për periudhën 2002-2005 dhe të mos shiten asetet tjera të IGK Ballkani nën çmimin kushtues,dhe përgjegjësinë për ata që ishin pjesëmarrës në privatizimin e këti gjiganti

Punëtorët e ish-Ballkanit nuk do të ndalen deri në kërkesat e tyre, por,thonë se shtetit nuk i intereson. As Qeverisë dhe as Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Fabrikës “Ballka” hiç se hiç. Investitori turk aty nuk e prish rehatinë. Bën çka të dojë, kur të dojë, si të dojë! Pa shpjegime, pa rezultate!

Një numër i madh i ish-punëtorëve të fabrikës së gomës “Ballkan” në Therandë kanë kaluar disa muaj greve. Të organizuar nga Këshilli Grevist dhe të përkrahur nga Sindikata e ish-punëtorëve të fabrikës “Ballkan”, këta njerëz po kërkojnë asgjë më shumë se sa drejtësi. Nuk po kërkojnë asgjë që nuk u takon.

Ata po e bëjnë këtë grevë si protestë kundër shkeljes së të drejtave të tyre për vite me radhë. Edhe pse këto ditë iu është shpërndarë 20 përqindëshi,paramendo 345 euro,kësaj i thonë një marre që se mbulon turpi,tani nuk u është shpërndarë; As pagat borxh nuk u janë kthyer; As të drejtat e tyre pas likuidimit të ndërmarrjes nuk u janë respektuar.Tani 200 ish-punëtorët nuk kanë marrë ende 20% edhe pse Gjykata e Apelit ju ka pranuar por APK-ja është ankuar,tani pasi u formua Bordi i AKP,po presin punëtorët të përfitojnë 20% edhe pse 345.shtë një lojë që ju ka bërë këtyre punëtorëve,sepse rrogat e këtyre punëtorëve deri në likuidim të IGK.kanë qenë të njëjta me punëtoret tanë në perendim,kjo mundet edhe të dëshmohet.

Thjesht, u janë shkelur të gjitha të drejtat që i kanë si ish-punëtorë shumëvjeçarë të fabrikës “Ballkan”. Kanë punuar aty për dekada me radhë. Janë larguar dhunshëm gjatë okupimit të Serbisë mbi Kosovën. Kanë hequr të zitë e ullirit. Janë sorullatur pa punë, pa mirëqenie gjatë tërë periudhës së okupimit. Kanë kontribuar aktivisht në luftën çlirimitare dhe në mbështetje të saj.

Sigurisht se kanë pritur që me çlirimin e Kosovës dhe të Therandës atyre do t’u kthehen shpresat për jetë më të mirë. Do të mund të vazhdojnë punën aty ku e kanë lënë. Kanë shpresuar se do të mund të kontribuojnë për vendin. Se do të ndihmojnë rritjen e standardit jetësor të familjeve të tyre, të cilat në shumicën e rasteve kanë kaluar periudhë tepër të vështirë financiare dhe ekonomike.

Por, nuk ndodhi ashtu! U zhgënjyen shumë me atë që u ndodhi pas 1999-tës. U larguan nga puna sërish! Tashmë nga “investitori” turk. Madje, nuk morën asgjë prej asaj që u takon. U dogjën sërish.

E për të drejtat e tyre ka marrë vendim edhe Gjykata. Pra, që duhet shpaguar punëtorët. Por, këto vendime edhe më tutje nuk po zbatohen. Askush nuk ka përgjigje të saktë përse? Askush as që dëshiron të merret me këtë çështje. Thua se do t’i prishet “kumbaria” me këtë të ashtuquajtur investitor.

Privatizimi i fabrikës së gomës “Ballkan” ka ndodhur disa vjet më parë. Suksesi i kohëve të kaluara ka mbetur vetëm si një ëndërr për punëtorët, ish-punëtorët dhe qytetarët e komunës së Therandës. Tashmë, kjo “Fabrikë” që nuk mund të quhet fabrikë, nuk arrin të ketë sukses as për së afërmi me atë fabrikën që e kemi njohur të gjithë. Hiç fare! Dështim!

Fabrika e gomës "Ballkan" për dekada me radhë ka qenë punëdhënësi më i madh i asaj rrethine. Njerëzit janë ndjerë mirë me angazhimin e tyre aty. E kanë përjetuar si punë në shtëpinë e tyre. Kjo fabrikë ka qenë edhe investuese kapitale në Therandë. Me rrugë e çka jo tjetër!

Sot ka ndryshur gjithçka. Ka ndryshuar për të keq! 20 vjet pas luftës, pothuajse askush nuk ndihet mirë rreth asaj që po ndodh në “Ballkan”. Një numër tejet i vogël i njerëzve punojnë në këtë “Fabrikë”. Kushtet dhe kriteret e privatizimit të saj nuk janë plotësuar. Investimet e kërkuara nuk janë askund!

Për më keq, pronari i ri i “Ballkan”-it ka shkuar edhe më thellë. Ka ndryshuar destinimin e një pjese të madhe të pronës. Dhe, askush asgjë.

Thjesht, fabrika e gomës "Ballkan" është dëmtuar rëndë, i është pamundësuar zhvillimi dhe është tjetërsuar. Auditimi i mëhershëm ka nxjerrë në sipërfaqe dallaveret e "investitorëve", porse ky auditim nuk u mor parasysh. Filloi një auditim tjetër, por u ndërpre qysh në fillim. Pra, nuk nxori asnjë rezultat.

Dyshimet janë të mëdha. Prej korrupsionit e deri te marrëveshjet paraprake dhe shpëlarja e parave. Askush nuk po u jep përgjigje këtyre ish-punëtorëve të moshuar që bëjnë grevë disa muaj tashmë. Mbi të gjitha, mosplotësimi i obligimeve të privatizimit me spin-off special dhe ndryshimi i destinimit të një pjese të madhe të pronës dëshmojnë për atë që ka ndodhur aty.

Thjesht, kjo që ka ndodhur me fabrikën e gomës "Ballkan" në Therandë është Krim i Organizuar!

Privatizimi i ndërrmarrjes "Ballkan" ka qenë i domosdoshëm, por bashkë me të edhe respektimi i ligjit është i domosdoshëm!

Duhet të jetë e qartë për secilin se një ditë do të vijë koha për përgjegjësi. Të mos mendojë askush se ka shpëtuar! Nuk mundet askush të bëjë një vepër të tillë kriminale dhe të shpëtojë!

Herët a vonë!

SHkoqitur nga raporti të deputetit të parlamentit të Kosovë, 2014-Visar Imeri,para deputetëve parlamentar; '' Punëtorët e kësaj ndërmarrjeje shumë herë i janë drejtuar AKP-së dhe kanë vizituar edhe Gjykatën për të kërkuar atë çfarë u takon. Edhe sot vazhdojnë grevën për realizimin e të drejtave të tyre, disa prej tyre kanë protestuar edhe në Prishtinë.

Prandaj,duhet ta kemi parasyesh trajtimin me seriozitet të kësaj çështjeje nga organet përgjegjëse, kërkesat e tyre duhet trajtuar, nuk është e drejtë ata të protestojnë qe sa kohë dhe mos të përgjigjet askush. Prandaj, mos të harrojmë se këta janë punëtorë që me mundin e tyre ndërtuan Kosovën. Këta janë ata punëtorë që na mundësuan që të kemi bursa gjatë shkollimit, prandaj një respekt më shumë, një angazhim më tepër për ta.

Procesi i privatizimit pas luftës në Kosovë ka qenë një nga segmentet më të rëndësishme të kalimit të ekonomisë në ekonominë e tregut. Dihet tani nga të gjithë se ky proces i filluar me ndihmën e çmuar të ndërkombëtarëve dhe më pas i vazhduar nga institucionet e Kosovës, padyshim që ka qenë tema më e nxehtë e debatit dhe kritikës përgjatë gjithë zhvillimit të saj.

Në këtë kontekst dhe për të evituar perceptimet negative të opinionit publik lidhur me dyshime aferash dhe keqpërdorimesh, siç kam thënë edhe në seancën e dhjetorit të vitit që lamë, është i nevojshëm një konsultim paraprak me të gjithë ju, kolegë deputetë, dhe do të kishte qenë mirë formimi i një komisioni hetimor për të vlerësuar të gjithë procesin e privatizimit, që nga themelimi i AKM-së, por me rëndësi të veçantë do të ishte ai i procesit të privatizimit nga ana e AKP-së, që mendojmë që është degraduar në masë të madhe në të gjitha drejtimet.

Tanimë i gjithë opinioni i gjerë në Kosovë flet dhe dëshiron të dijë, se çka është ndërmarrë deri tani nga ana e Prokurorisë së Shtetit, përcjellja me probleme e transformimit nga AKM-ja në AKP, e përcjell me zhdukjen dhe djegien e dokumentacioneve zyrtare të privatizimit. Qytetarët e Kosovës besojnë se AKP-ja qëllimisht nuk ka pasur një bashkëpunim me Policinë e Kosovës në drejtim të përmbushjes me kohë të kriterit për verifikimin e blerësve të ndërmarrjeve shoqërore.

Janë të dyshimta shumë nga rastet e privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore, siç janë fabrika e “Ballkanit” të Suharekës, Fabrika e Radiatorëve në Gjilan, “Sharri” në Han të Elezit e të tjerë.SHkoqitur nga raporti të deputetit të parlamentit të Kosovë,Visar Imerit,para deputetëve parlamentar, në seancën e 27 shkurtit, të vitit 2014,privatizimi i IGK ''BALLKANIT'', nga Suhareka ishte tem debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.

Për këtë rastë ka shkruar edhe gazeta ''FOKUS'', dhe disa të tjera si në Kosovë,Maqedoni,Mali i Zi, dhe sipas informatave kanë shkruar,apo kanë botuar edhe disa gazeta botërore disa shkrime te mija lidhur me temën në fjalë,që mundeni t'i gjeni edhe në internet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...