MPMS përmbushë obligimet e dala nga Programi për Reforma Ekonomike

Ekonomi

MPMS përmbushë obligimet e dala nga Programi për Reforma Ekonomike

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 16:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka qenë e përkushtuar në kontinuitet në përmbushjen e obligimeve të dala nga Programi për Reforma Ekonomike, duke e vendosur atë në krye të objektivave.

Në takimin inicues për përgatitjen e programit për reforma në ekonomi 2020-2022, me ftesë të Koordinatorit Nacional për Programin për Reforma në Ekonomi, ka marrë pjesë edhe kreu i MPMS-së, Skender Reçica.

“Theksova se fokusi ynë në Programin për Reforma në Ekonomi në vitin 2019, në fushën e Tregut të Punës dhe Punësimit ishte rritja e qasjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të punësimit, gjegjësisht rritje të ndërmjetësimit në punësim dhe aftësim profesional, si dhe zgjerim të masave aktive në tregun e punës”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në Facebook.

Këtyre veprimeve i kanë paraprirë edhe dokumentet që MPMS ka hartuar si, Strategjia Sektoriale dhe Plani i Veprimit për rritjen e punësimit të rinjve.

“Në fushën e përfshirjes sociale, si pjesë e Programit për Reforma në Ekonomi, gjatë vitit 2019, përmenda se fokusi ishte në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale, finalizimin e infrastrukturës institucionale për krijimin e fondit të sigurimeve shëndetësore, duke përfshirë lirimin nga pagesa e sigurimit shëndetësor për grupet e targetuara në pajtim me Ligjin e Sigurimeve Shëndetësore, si dhe sigurimin e një sistemi të qëndrueshëm për financimin e shërbimeve sociale nëpërmjet një granti specifik të caktuar komunal, i cili do të përmirësonte gjithashtu targetimin dhe nivelin e përgjithshëm të shpenzimeve sociale”, ka shkruar ministri Reçica.

Këtë vit, Planit të Veprimit për Punësimin e të Rinjve deri në fund të vitit, do ti shtohet edhe pjesa mbi planifikimin e masave aktive të tregut të punës për të rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe punësim, në mënyrë që kjo sfidë të tejkalohet në një periudhë sa më të afërt.

“Rritja e pagës minimale dhe Projektligji për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror janë parakushte, bazë e domosdoshme për qasjen e nevojshme të rinjëve dhe grave në tregun e punës”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat