MKRS mbështet të rinjtë në aktivitetet biznesore - Bota Sot
MKRS mbështet të rinjtë në aktivitetet biznesore

Ekonomi

MKRS mbështet të rinjtë në aktivitetet biznesore

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 12:48
Pamje nga takimi

Mbi 90 përqind të kërkesave të të rinjve për të mbështetur aktivitetet biznesore nëpërmejt programit start-up, janë mbështetur nga departamenti i të rinjëve të Ministrisë së Kulturës.

Kështu u tha në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për 85% përfitues të rinj të granteve start-up.

Drejtori i Departamentit të Rinisë në MKRS, Feim Hoxha tha se programi për ndërmarrësi dhe grante start-up, objektiv kryesor ka të sigurojë mundësinë për të rinjtë e papunë për ta nisur një aktivitet biznesi.

Sipas tij, veprimtaritë që janë mbështetur, kanë qenë sektorët prodhues të shërbimit, sektorët e teknologjisë informative dhe komunikimit, sektori i industrisë së lehtë, industria e tekstilit, sektori i turizmit, fusha e kërkimit dhe zhvillimit, fusha e dizajnimit, modelizmit, artizanateve, zanateve dhe shërbimet specifike.

Hoxha: Kemi mbështetur mbi 90 përqind të kërkesave të rinjve

“Grantet do të përdorën për të mbështetur krijimin e ndërmarrjeve të reja inovative dhe promovimin e punësimit për të rinj të cilët dëshmojnë që mjetet e ndara do t’i dedikohen atyre. Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës me theks të veçantë për të rinj, aktivitete prodhuese dhe shërbyese, hapjen e vendeve të reja të punës, investimin në hulumtim dhe zhvillim, rritjen e konkurrushmërisë dhe kapaciteteve, përmirësimin e proceseve dhe zhvillimin e produkteve të reja, ngritjen e nivelit të të rinjve në të bërit biznes dhe jemi shumë të lumtur që këtë vit kemi arritur t’i mbështesim mbi 90 përqind të kërkesave të rinjve që kanë aplikuar”, tha ai.

Ai shtoi se këtë vit në këtë program janë ndarë 408 mijë euro, nga të cilat të rinjtë kanë përfituar për aktivitet biznesi në shumën deri në 5 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat