Creative Hub – qendra inovative e vlerësuar nga Forbes që garanton punë po zgjerohet edhe në Prishtinë - Bota Sot
Creative Hub – qendra inovative e vlerësuar nga Forbes që garanton punë po zgjerohet edhe në Prishtinë

Ekonomi

Creative Hub – qendra inovative e vlerësuar nga Forbes që garanton punë po zgjerohet edhe në Prishtinë

Më: 10 shkurt 2020 Në ora: 13:36
Foto

Pas një pune me përkushtim dhe arritjeve të larta në Maqedoni, qendra inovative e trajnimit profesional Creative Hub ka vendosur të hapë zyrat e saj edhe në disa vende të ndryshme të rajonit dhe botës, e këtë zgjerim po e fillon nga Prishtina.

Këtë të shtunë, me datën 15 shkurt, duke filluar nga ora 17:00 do të bëhet edhe zyrtarisht hapja dhe fillimi i punës së Creative Hub në Prishtinë, në lagjen Prishtina e Re, rr. Shkupi, në një hapësirë moderne e cila i përshtatet konceptit të kompanisë e ku janë përkujdesur për çdo detaj me qëllim të krijimit të një ambienti sa më pozitiv dhe energjik për studentët.

Modeli i mësimdhënies në Creative Hub dhe efekti pozitiv i shfaqur në shoqëri bëri që në shkurt të vitit 2019 kompania të vlerësohet nga revista prestigjioze e Forbes.

Si kompani lidere në fushën e trajnimit dhe e vetmja që garanton punë, Creative Hub në Prishtinë vjen me misionin që nëpërmjet akademive që ofron të krijojë kuadër cilësor dhe profesional të cilët do të jenë të zotë dhe të aftë që përvojën e tyre dhe njohuritë profesionale të fituara në Creative Hub t’i aplikojnë në punë dhe t’u shtojnë vlerë dhe kualitet kompanive në të cilat do të punësohen.

Në të njëjtën mënyrë do të ndihmojnë edhe kompanitë në përshpejtimin e procesit të rekrutimit dhe gjetjen e personave të duhur. Në këtë formë parashikohet të ulet papunësia dhe të rritet cilësia e kapitalit njerëzor.

Prandaj, ju ftojmë të shtunën të kremtojmë së bashku hapjen e Creative Hub.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat