​OEAK-u anulon të gjitha aktivitete, si masë parandaluese për koronavirusin

Ekonomi

​OEAK-u anulon të gjitha aktivitete, si masë parandaluese për koronavirusin

Më: 12 mars 2020 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj publike, si masë për parandalimin e koronavirusit.

Kjo odë ka njoftuar se anulimi vlen deri në një njoftim tjetër.

“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë - Forum me Kryeminstrin (12 mars 15.00)”, thuhet në komunikatën për medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat