Edhe 20 pozita të reja për punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji

Ekonomi

Edhe 20 pozita të reja për punë praktike me pagesë nga Programi Gratë në Energji

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 15:09
Foto Ilustrim

Nё valёn e dytё tё mundёsive pёr punё praktike pёrmes Fondacionit tё Mileniumit tё Kosovёs (MFK), janё hapur 20 pozita tё reja nё 11 komuna tё ndryshme tё Kosovёs si: Mitrovicё, Deçan, Lipjan, Gjakovё, Skenderaj etj.

Pozitat e kёrkuara nё kёtё fazё janё: koordinatore e programit, hulumtuese, programere, asistente e projektit, zyrtare pёr eficiencё tё energjisё, inxhiniere e energjisë së ripërtërishme, si dhe profile tё tjera.

Kёto njёzet pozita bёjnё pjesё nё vazhdёn e gjithsej 200 pozitave qё do tё hapen muajve nё vazhdim pёr vajzat dhe gratë tё cilat janё nё vitet e fundit tё studimeve apo qё kanё diplomuar rishtazi dhe nuk kanё pasur mundёsi pёr pёrvojё profesionale.

Pёrkundёr situatёs sё krijuar nga pandemia, muaj mё parё, MFK lansoi valёn e parё tё Programit pёr Punё Praktike Gratё nё Energji, duke ua mundёsuar kohortit tё parё tё grave fillimin e punёs praktike në distancë, nё kompani dhe organizata tё ndryshme nё sektorin e energjisё nё Kosovё.

Ky program pёrkrahё gratё dhe vajzat tё cilat janё duke studiuar nё fushat STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), por edhe disciplinat e tjera, siç janë, ekonomia, marketingu, financat, juridiku, teknologjia informative dhe fushat të tjera të ndërlidhura dhe të rëndësishme për sektorin e energjisë. Programi i Punёs Praktike është pjesë e aktivitetit 1.45 milionësh të quajtur Women in Energy (Gratё nё Energji), mundësuar nga Millennium Challenge Corporation (MCC), me qёllim rritjen e interesimit tё grave për mundësitë që ofron sektori i energjisë, ofrimin e punës praktike me pagesë, dhe trajnime me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve  teknike të grave që të jenë të kualifikuara dhe të përgatitura për tregun e sektorit te energjisё në Kosovë.

MFK mbetet e përkushtuar të promovojë barazinë gjinore dhe të ndihmojë në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për mundësi të barabarta për të gjithë në Kosovë.

Për më shumë informata, vizitoni faqen e programit Gratë në Energji.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat