Ardhja e diasporës do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës

Ekonomi

Ardhja e diasporës do të ketë ndikim pozitiv në ekonominë e Kosovës

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Ekonomia e Kosovës parashihet që të ketë një rritje të lehtë pas ardhjes së mërgimtarëve në vendlindje.

Këta të fundit duket se do të shpenzojnë goxha para këtë dimër, pasi gjatë verës shumica e tyre për shkak të pandemisë kishin zgjedhur mos të vijnë fare për pushime.

Më së shumti para gurbetqarët do të harxhojnë në markete e kafeteri, derisa do t’i ndihmojnë edhe ekonomitë familjare.

“Një efekt pozitiv që reflekton multidimensionalitetin ekonomik është rritja e kërkesës agregate, vetëm në dy ditet e para është vërejt një ringjallje, shërbimet e ndryshme janë angazhuar” ka thënë njohësi i ekonomisë Safet Gerxhaliu.

Sipas statistikave në 20 vjetët e fundit nga diaspora në Kosovë janë sjellë më shumë se 40 miliardë euro.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat