Vaji në Prishtinë: Në ETC 1.99 euro, tek Albi 2.19, tek Viva 3.49, Interex-i nuk ka në shitje/ Ku është inspeksioni i tregut, tatimor, i doganave?

Ekonomi

Vaji në Prishtinë: Në ETC 1.99 euro, tek Albi 2.19, tek Viva 3.49, Interex-i nuk ka në shitje/ Ku është inspeksioni i tregut, tatimor, i doganave?

Nga: I. Morina Më: 10 mars 2022 Në ora: 15:03
Çmimi i vajit të lulediellit në ETC

Çështja e rritjes së çmimeve në mënyrë eksploduese, e shprehur në naftë fillimisht, më pas në miell, dhe tashmë në mënyrë eksponenciale, e vajit të lulediellit, është kthyer në një lloj paniku.

A është rrezik që kjo të kthehet në një pakënaqësi qytetare, siç po ngjet edhe në Shqipëri, ku ka filluar një valë protestash?

Sot në Facebook dhe në shumë media është transmetuar nga mëngjesi se një litër vaj ka arritur çmimin në 3.5 euro, madje dikush e ka postuar një foto diku se një shishe vaj ka arritur në 4.0 euro.

Kjo çështje shqetësuese e ngritjes së çmimeve është biseduar edhe në takimin e presidentes Vjosa Osmani me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Sipas komunikatës së Presidencës, presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në adresimin e pasojave ekonomike nga ngritja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë në Kosovë.

Por, sa është në shitje vaji në Prishtinë?

Në rrjetin e marketeve të ETC-së, sipas njoftimit që e ka bërë vetë kjo sipërmarrje, një litër vaj sot kushton 1.99 euro, dhe mund të merret në sasi të kufizuar, deri në shitjen e sasisë së reklamuar.

“Vaj premium 1l vetëm 1.99 euro. Oferta vlen deri në shpenzim të sasisë. #ETC”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie, e cila ndodhet në dy pika në periferi të Prishtinës, në rrugën për Fushë-Kosovë dhe në rrugën për Podujevë.

Në rrjetin e shitoreve të “Albit”, çmimi i vajit, të paktën në qendër, duket se është ndoshta më i ulëti në Prishtinë, 2.19 euro. Një litër vaj luledielli, i cili është kryesori në përgatitjen e ushqimeve të shqiptarëve në Kosovë, dhe duket se konsumohet shumë, kryesisht për brumëra.

Ajo që bie në sy në këtë rrjet marketesh, është se të gjitha llojet e vajrave, dhe të gjitha llojet e peshave, i kishin unifikuar në 2.19 euro, një praktikë e paparë deri më sot.

Image
Çmimet e vajit tek "Albi", në afërsi të qendrës në Prishtinë

Ndërsa, në rrjetin e shitoreve të “Viva fresh” litra e vajit ka arritur kulmin në 3.49 euro. Ndërsa, vaji që figuronte në zbritje në 2 euro i misrit, mungonte, dhe kishte mbetur vetëm çmimi, me letrën e verdhë dhe numrat e mëdhenj që rrjeti i marketeve i përdor për t’ia tërhequr vëmendjen konsumatorëve.

Image
Çmimi i çmendur i vajit në "Viva fresh"

Ajo që bie në sy në këtë rrjet marketesh është se vaji i përzier, 75% vaj ulliri dhe 25 % luledielli, kushtonte 3 euro, pra për 50 cent më lirë se sa vaji i lulediellit që gjithmonë është vaji më i lirë në treg.

Për dallim nga këto dy rrjete dyqanesh në rrjetin e madh, që llogaritet se ka thuaja numrin më të madhë të konsumatorëve, “Interex”, nuk ka vaj fare.

Sipas klientëve të këtij rrjeti mbrëmë ka pasur vaj, dhe ka kushtuar nën 2 euro litra. Por, sot nuk kishte asnjë litër.

Para pandemisë, apo në fillim të saj, në shkurtin e vitit 2020, mund ta gjeje një litër vaj në këtë rrjet marketesh edhe 79 cent, në një shishe prej 900 ml.

Për rritjen e çmimeve ka reaguar edhe ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë në një mandat dhe në një tjetër e Financave, Hykmete Bajrami, duke kërkuar hetim urgjent të çmimeve.

Bajrami, e cila është deputete e LDK-së dhe ligjëruese në UP, i ka bërë thirrje Doganës së Kosovës, që t’i publikojë çmimet e furnizimit të vajrave, përkatësisht të importit të bërë dje dhe sot.

“Në këtë situatë, i bëj thirrje Doganës së Kosovës të publikojë çmimet e importit të vajit ushqimor për dje dhe sot”, ka shkruar ajo në faqen e saj në Fb. Ajo këto rritje çmimesh po i sheh, si krijuese të panikut në shoqëri. “Nuk po mbjellim ne panik, panik po shkaktojnë çmimet derisa qeveria po heshtë e inspektorati askund”, shkruan ajo.

Në fillim shtruam pyetjen se nëse rritja e çmimeve ka lidhje me një lloj lufte speciale, që në fakt, e sinjalizon edhe vet ish-ministrja Bajrami, e cila i referohet situatës së panikut, që është një segment i luftës speciale.

Rritja e këtyre çmimeve në Kosovë erdhi pasi presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq deklaroi se Serbia do të ndalë eksportet e mallrave bazike.

Si duket Serbia, në këso raste e njeh Kosovën si shtet sovran-formalisht, por për ta përdorur situatën për qëllime strategjike, të sulmit, përkatësisht të goditjes me krizën e çmimeve ushqimore, me shpresë që të shkaktojë trazira, dhe ta destabilizojë shtetin.

Serbia ka një rrjet të mjaftueshëm njerëzish, në biznese, në institucione dhe media, që të krijojë huti, panik, turbullira, psikologjike dhe sociale.

Si duket Serbia, në këso raste e njeh Kosovën si shtet sovran-formalisht, por për ta përdorur situatën për qëllime strategjike, të sulmit, përkatësisht të goditjes me krizën e çmimeve ushqimore, me shpresë që të shkaktojë trazira, dhe ta destabilizojë shtetin. 

I shqetësuar nga rritja e çmimeve dhe orkestrimi i rritjes së çmimeve, të vajit të lulediellit në këtë rast, kryeministri i vendit Albin Kurti ka bërë thirrje për të mos krijuar panik, sepse vetëm prodhuesi i vajit Floil në Gjilan, ka sasi të mjaftueshme për një muaj!

“Kjo është rafineria e vetme që e kemi në vend. Në këtë rast u njoftuam që në stoqe i kanë rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, i cili pas përpunimit do të mjaftojë për rreth një muaj, për konsumin që ekziston në Kosove”, ka thënë Kurti.

Ndërkohë ka thënë e do të interesohen që të gjejnë shtete prej ku do të importojnë lëndën e parë dhe më pas ta sjellin në Kosovë për ta përpunuar më pas edhe për ta hedhur në treg.

Image
Çmimi i vajit të munguar të misrit, sigurisht i hequr nga tregu, dhe skaj tij vaji i lulediellit, që kushtonte gjithmonë trefish më shtrenjtë se vaji i lulediellit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat