Haradinaj: Nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës

Ekonomi

Haradinaj: Nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës

Më: 24 janar 2018 Në ora: 17:46
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa për reduktimet me energji elektrike ka fajësuar KEK-un dhe KEDS-in, duke thënë se janë duke e përcjellë gjendjen se pse po ndodhin këto reduktime.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, me të cilin ka diskutuar për zhvillimin e sektorit ekonomik me fokus të veçantë në sektorin energjetik dhe minierave.

Haradinaj tha se gjendja energjetike në vend është stabile, pasi ka 83 për qind prodhim vendor dhe potencoi mundësinë që deri në shkurt të ketë qind për qind prodhim të energjisë elektrike në vend.

Haradinaj: Kemi mbetur në mes disa lojtarëve

“Kemi mbetur midis disa lojtarëve, KEK-u garanton se 83 për qind të nevojave për energji i ka nga prodhimi pra ia jep KEDS-it 83 për qind nga prodhimi pra 17 për qind është import. Ky 83 përqindëshi gjatë natës është bile edhe tepër pra nuk konsumohet krejt në kohën e pikut në kohën e mbrëmjes po kanë vështirësi me e kombinuar tash dhe të iu them të drejtën nuk po e di kush o ka luan këtu, dikush është duke luajtur prej tyre ose dikush është duke rrejtur në atë rrjetin KEDS-KEK  dhe ai tjetri, jemi edhe na tu e përcjell gjendjen pse ka këso ndërprerje nganjëherë po ia lënë fajin edhe prishjeve teknike ose aspekteve teknike por jemi duke e lypur pse po ndodh kështu. E vërteta është që gjendja në energji është stabile se kemi 83 për qind prodhim në vend me mundësi që në mes të shkurtit qind për qind me pas prodhim. Tani çmimi shikoni unë nuk mund t’i ndali njerëzit mund me thënë çka të donë, por edhe med iat një far etike duhet me pas. Ka kohë që s’po flas që nuk do të ketë rritje të çmimit nuk e di pse po e shpikin një lajm që ka me pas”, tha ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha gjatë takimi me kryeministrin Haradinaj kanë biseduar lidhur me projektet e reja ekonomike që gjenerojnë vende të reja të punës.

Ai tha se fokus i tyre mbetet zhvillimi i sektorit energjetik dhe hapjen e disa minierave, me qëllim të shtimit të aktivitetit ekonomik në këtë fushë.

Lluka: Kemi fokus të veçantë për zhvillimin e sektorit energjetik

“Kemi fokus të veçantë zhvillimin e sektorit energjetik edhe më tej edhe pse është rregulluar pjesa e madhe e sektorit në largimin e krizës mirëpo tash zhvillimi i më tejmë për të plotësuar nevojat e konsumimit që bëhet në vend. Gjithashtu diskutuam edhe në sektorin e minierave, zhvillimin e kësaj fushe, normalisht siç e kemi në plan e sipër hapjen e disa minierave për të krijuar edhe më tepër aktivitet ekonomik në këtë fushë“, tha ai.

Lluka tha se nga ky takim pret edhe vendime konkrete lidhur me nënshkrimin e udhëzimeve administrative për investime strategjike.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj gjatë këtij takimi ka biseduar edhe zëvendësministrat dhe drejtorët e departamenteve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat