Rritja e çmimit të bukës në Kosovë

Ekonomi

Rritja e çmimit të bukës në Kosovë

Nga: Dr. Artan Haziri Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 14:28
Dr. Artan Haziri

Ngrita e çmimeve, nuk është dashur të ndodhë. Kjo ka të bëjë sidomos me furra dhe me disa produkte ku lënda e parë është në Kosovë.

Furrat e bukes, disa kanë stoqe (rezerva ) edhe 5 ose 6 muaj, e ato nuk u vonuan fare dhe e ngriten çmimin e bukës.  

Nëse e dëshmojnë se kanë importuar me taksën 100 %, disi arsyetohet.

Eshte e tmerrshme dhe duhet ndëshkuar.

Inspektorët veç janë shpërndarë dhe besoj se mund të ndalet kjo ngritje e çmimeve. Ka edhe vullnetarë, të cilët e kishin kryer me nder punën e inspektorit këtë kohë.

Vlen të theksohet qyteza e Hanit të Elezit, ku në asnjë furrë nuk vërehet ngritja e çmimeve. Inspektorët e kanë kryer me nder detyrën dhe gjithqka është në rregulle.

Duhet në qcdo qytet të vërehet ndikimi i tyre dhe të mos dëmtohen qytetarët, sepse një pjesë e tyre janë në kushte të rënda financiare.

Patriotizmi në këtë kohë shihet tani, kur duhet mos të vrapojmë pas rritjes së çmimeve.

Rast tjetër është i çipsave, që prodhohen në Kosovë. Lëndën e parë e kemi në Kosovë dhe nuk ka arsye për ngritje të çmimeve. 

Shqipëria duhet të reflektojë me zbatim të marrëveshjeve e jo vetëm me fotografi. Eshtë momenti i fundit që të jep sinjale se tani nuk është vetëm marketing politik, nga ana e Shqipërisë.

Eshtë dashur që qysh nga pavarësia të bëhet një treg i përbashkët me Shqipërinë, e jo të përballemi deri më tash me produkte nga Serbia dhe me paratë tona të na sulmojë në cdo aspekt.

Zgjohu Shqipëri, se edhe borxh e ke të hapësh rruget për neve.

Ne cdo vit i kalojmë pushimet në Shqipëri, edhe këtë duhet pasur parasysh. Këtu duhet të ceki edhe taksën rrugore, e cila mund të largojë pushuesit kosovarë.

Tregu i përbashkët, Kosovë- Shqipëri, duhet të funksionojë në përgjithësi dhe malli, populli dhe kapitali te levizin lirshëm .

 Kjo na bënë që ne të bëhemi krenarë që ju kemi...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat