Ulet niveli i ndotjes së ajrit në Shqipëri - Bota Sot
Ulet niveli i ndotjes së ajrit në Shqipëri

Shqipëria

Ulet niveli i ndotjes së ajrit në Shqipëri

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 21:00
Tirana

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka kryer një monitorim për periudhën janar -qershor të këtij viti, duke u fokusuar në disa qytete kryesore si, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Vlorë dhe Korçë, nga ku rezulton se niveli i ndotjes është ulur.

Megjithatë, nga të dhënat e monitoruara të cilësisë së ajrit urban rezulton se cilësia e ajrit në qytetet e monitoruara nuk është e një niveli shumë të mirë, krahasuar me normat e përcaktuara nga Bashkimi Europian.

Nga gjashtë qytetet e monitoruara rezulton se tre prej tyre kanë nivelin më të lartë të ndotjes e përkatësisht Tirana Elbasani dhe Korca.

Sakaq, sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, në zonat e monitoruara në këto qytete nuk ka tejkalim të vlerës limite vjetore, por vlerë të përafërt me vlerën limite vjetore të BE.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...