Elektriciteti nga energjitë e rinovueshme arrin qymyrin për herë të parë

Evropë

Elektriciteti nga energjitë e rinovueshme arrin qymyrin për herë të parë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Energjitë e rinovueshme krijuan elektricitet për sipërmarrjet dhe familjet gjermane për vitin 2018 në të njëjtin nivel sa linjiti dhe qymyri, sipas një raporti të energjisë që u publikua sot.

“Energjia e erës, diellit dhe burimeve të tjera të rinovueshme përfaqësuan 35,2% të elektricitetit të prodhuar në Gjermani në 2018, që është e njëjta sasi sa qymyri”, shkruan shoqata “Agora Energiewende” në këtë raport.

Prodhimi i dioksidit të karbonit ra vitin e kaluar me më shumë se 50 milionë tonë, ose 5,7%. Kjo rënie bëri që gazrat me efekt serë për vitin 2018 të jenë gati tre herë më pak se sa në vitin 1990.

Gjermania synon të reduktojë prodhimin e dioksidit të karbonit me 40% deri në 2020. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat