‘Serbët nuk i zë gjumi për ardhjen e Putinit’, nisin përgatitjet tri ditë përpara - Bota Sot
‘Serbët nuk i zë gjumi për ardhjen e Putinit’, nisin përgatitjet tri ditë përpara

Evropë

‘Serbët nuk i zë gjumi për ardhjen e Putinit’, nisin përgatitjet tri ditë përpara

Më: 14 janar 2019 Në ora: 00:18

Më 17 janar pritet që presidenti rus, Vladimir Putin të arrijë në Serbi.

Edhe pse programi i vizitës së Putin-it nuk u publikua, nga njoftimet e mëparshme u theksua se gjatë vizitës së tij në shtetin serb do të nënshkruhen më shumë se 20 marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe.

Poashtu do të diskutohet fusha e energjisë, infrastrukturës dhe inovacionit.

Ndër të tjerash në mediat serbe u raportua se atë do e presin më shumë se 70 mijë njerëz.

Edhe pse është mjaft herët, në Serbi tashmë ka nisur edhe organizimi i pritjes për të.

Media ka siguruar një video të realizuar në hyrje të Beogradit ku shihen edhe përgatitjet që kanë nisur për të pritur presidenti e Rusisë, Putin.

Shumë shtylla elektrike tashmë kanë elemente që simbolizojnë flamurin e shteti rus. Pjesëmarrësit për pritjen e Putin-it u paralajmërua se do të mblidhen në Sheshin kryesor dhe bashkë do të vazhdojnë drejt Tempullit të Shën Savës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...