Gjendje rrethimi në Beograd: 7 mijë policë special, aeroplanët mig dhe snajperët në kulme

Evropë

Gjendje rrethimi në Beograd: 7 mijë policë special, aeroplanët mig dhe snajperët në kulme

Nga: F.B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:04
Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin që vjen të enjten me 17 janar në vizitë në Serbi do ta ruajnë dhjetëra mijëra policë serbë dhe spekulohet se numri arrin në 7 mijë, transmeton gazeta “Bota Sot”.

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të ndërmarrin masa maksimale të sigurisë, që do sjell edhe ndryshimin e regjimit të trafikut në disa pjesë të Beogradit. 

Po ashtu spekulohet se në Beograd tashmë kanë arritur rreth 250 pjesëtarë të elitës më të madhe të policisë special dhe mbrojtjes nga afër të presidentit rus.

Ata thuhet se po testojnë itinerarin e rrugës në të cilën do të lëviz Putin, vendet e takimeve, aparatet e rregullimit të klimës, ushqimin dhe internetin.

Të gjitha pusetat kah do ketë lëvizje do të saldohen, ndërsa snajperë do vendosen në kulmet e ndërtesave më të larta në Beograd.

Kundër zbuluesit rus thuhet se do të vijnë me teknologji të avancuar për sulme me dron, që është pajise të cilën Serbia nuk e ka.

Në sigurimin e Putinit do të marr pjesë edhe Ushtria e Serbisë. Tre aeroplanë "mig" do të duhet ta përcjellin aeroplanin e president rus nga moment kur ai hyn në hapësirën ajrore të Serbisë, ndërsa deri atëherë në atë do ta mbikëqyrin mbrojtja kundërajrore ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat