Parisi: Një shtyrje e Brexit e mundur nëse e kërkojnë britanikët

Evropë

Parisi: Një shtyrje e Brexit e mundur nëse e kërkojnë britanikët

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:58
Nathalie Loiseau

Një shtyrje e datës 29 mars për Brexit është juridikisht dhe teknikisht e mundur nëse e kërkojnë britanikët, garantoi sot ministrja franceze e ngarkuar për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau.

“Në çastin që po flasim kjo është vetëm një hipotezë, sepse May nuk e ka kërkuar asnjëherë”, deklaroi ajo.

”Jo vetëm ajo, por asnjë prej personave pranë saj”, shtoi Loiseau në një intervistë për radion “France Inter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat