Edhe pas aksidentit Princi nuk zë mend, shkel sërish rregullat e qarkullimit

Evropë

Edhe pas aksidentit Princi nuk zë mend, shkel sërish rregullat e qarkullimit

Më: 20 janar 2019 Në ora: 09:18
Princi Philip

Pak ditë më parë Princi Philip u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik, por fatmirësisht ai nuk mori asnjë dëmtim edhe pse makina e tij u përmbys.

Por pas 48 orësh nga aksidenti, Duka i Edinburg, është parë duke drejtuar një tjetër automjet edhe këtë herë pa rrip sigurimi.

Këtë herë policia britanike ka reaguar dhe tha se ka folur me Dukën dhe i ka dhënë atij disa këshillat të nevojshme.

97-vjeçari ishte fotografuar duke drejtuar pa rrip sigurimi një automjet të ri “Land Rover”.

Policia ishte në dijeni të këtyre fotografive dhe kishte marrë masat e nevojshme. Një zëdhënës policie tha se kjo është një procedurë standarde kur denoncohen imazhe të tilla në shkelje të ligjit.

Sipas ligjit të Mbretërisë së Bashkuar, shoferi dhe pasagjerët janë të detyruar të vendosin rripin e sigurimit. Në rast të kundërt, polici i vendos gjobë 100 Paund. Nëse çështja shkon në Gjykatë, gjoba mund të rritet deri në 500 Paund, raporton BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat