Franca thotë se Guaido ka të drejtë të organizojë zgjedhje të reja në Venezuelë

Evropë

Franca thotë se Guaido ka të drejtë të organizojë zgjedhje të reja në Venezuelë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:22
Juan Guaido

Franca shtoi presion mbi presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, të hënën, duke thënë se udhëheqësi i opozitës Juan Guaido ka të drejtën të organizojë zgjedhje të reja.

"Guaido ka kapacitetin dhe legjitimitetin për të organizuar zgjedhje", tha ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian për stacionin France Inter.

Disa vende të mëdha evropiane pritet të fillojnë të njohin Guaidon nga e hëna, pas një afati tetëditor që ata vendosën fundjavën e kaluar për Maduro për të thirrur një votim të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat