Shtyrja e Brexit duket gjithnjë e më e pashmangshme

Evropë

Shtyrja e Brexit duket gjithnjë e më e pashmangshme

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 19:32
Ilustrim

Një shtyrje e largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja po bëhet gjithnjë e më e pashmangshme, vlerësojnë analistët, pavarësisht këmbënguljes së kryeministres britanike, Theresa May, për t’iu përmbajtur afatit.

Britania e Madhe ka parashikuar qw më 29 mars të ndodhë Brexit-i.

“Në këtë fazë, duket pothuajse e pashmangshme që Brexit do të duhet të vonohet në një mënyrë apo një tjetër, apo të paktën për disa javë”, pohon për median, Constantine Fraser, specialist për politikën evropiane në qendrën e studimeve “TS Lombard”.

Liderja konservatore përsërit me dëshirë vendosmërinë e saj për të zbatuar Brexit në kohë, duke refuzuar prerazi mundësinë e shtyrjes, siç sugjeruan disa zëra brenda qeverisë së saj, kryesisht ato të ministrave të Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt dhe ai i Financave, Philip Hammond, shkruan ATSH.

Një zgjatje e kohës në dispozicion mund të jetë e domosdoshme sipas tyre, për të mundësuar miratimin e legjislacionit të nevojshëm për kryerjen e Brexit. E përditshmja eurofobe “Daily Telegraph”, pretendon se ministrat kanë diskutuar mundësinë e shtyrjes edhe për tetë javë, deri më 24 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat