Presidenti serb, Aleksander Vuçiq dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kanë zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike.
Gjatë kësaj bisede, siç raportojnë mediat serbe, ata kanë theksuar përkushtimin e dy vendeve për të rritur marrëdhëniet politike dhe ekonomike.
Vuçiq i ka bërë thirrje Erdoganit që ta vizitojë Serbinë gjatë këtij viti për të mbajtur Sesionin e Dytë të Këshillit të Lartë për Bashkpunim.
Presidenti serb ia ka ritheksuar Erdoganit që mbështetja e tij për investime turke në Serbi është me rëndësi të madhe. Tutje, Vuçiq e falënderoi presidentin turk për ligjin e eksportit, mbështetjen e ndërtimit të autostradës Beograd-Sarajevë dhe mbështetje për paqe e stabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Kurse, Erdogan është shprehur i lumtur që shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë kaluar shumën një miliardë euro.
Gjithashtu, presidenti turk është shprehur se e mbështet politikën e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor të udhëhequr nga Serbia dhe presidenti i saj.
Erdogan ritheksoi se Turqia do të bëjë gjithçka për të ruajtur dhe përmirësuar marrëdhëniet miqësore me Serbinë.