Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha sot se nuk është "optimist" për mundësinë që Britania të linte Bashkimin Evropian me marrëveshje, duke paralajmëruar se dështimi në negociata do të ishte ekonomikisht shumë i shtrenjtë.
"Nëse nuk ka marrëveshje, të cilën unë nuk mund ta përjashtoj si një opsion, do të kishte pasoja katastrofike ekonomike dhe sociale për Britaninë dhe BE-në, dhe përpjekjet e mia janë të përqendruara në gjetjen e ikjes më të keq, por unë nuk jam shumë optimist për këtë problem”, tha Juncker, i cili dje u takua me kryeministren britanike Theresa May.