Shkoi për pushime, ndërron jetë infermierja - Bota Sot
Shkoi për pushime, ndërron jetë infermierja

Evropë

Shkoi për pushime, ndërron jetë infermierja

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:18
Infermierja Samantha Abbots

Infermierja Samantha Abbots ishte në një udhëtim familjar për ski në Morzine, Francë, por papritur ajo vdiq nga  mpiksje gjakut. Nëna e tre fëmijëve ishte gjithmonë e qeshur dhe plot hare, por disa orë pasi kishte shkuar për ski më familjen e saj ajo u rrëzua dhe ndërroi jetë.

44- vjeçarja ishte së bashku me bashkëshortin e saj, Kevin dhe djalin 13-vjeçar, Josh, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Infermierja shkoi në tualet, ndërsa familja e saj priste tek restoranti. Fillimisht Kevin dhe Josh nuk ishin të shqetësuar kur Samantha po vonohej duke menduar se ishte duke biseduar me dikë, por pasi dëgjuan zhurmat e disa njerëzve ata hynë menjëherë brenda dhe panë se ajo ishte e shtrirë në tokë.

Personeli i restorantit njoftoi menjëherë mjekun, por përpjekjet ishin të kota, pasi ajo u shpall e vdekur në vend,  raporton Stoke on Trent Live.

“Ne ishim ulur në një restorant dhe pak para se të niseshim sërish për të bërë ski, Sam shkoi në tualet ku dhe u rrëzua. Nuk mendova se do i kishte ndodhur diçka, pasi ajo gjithmonë bisedon me dikë dhe nuk i kushtova rëndësi edhe pse u vonua 10 minuta”, ka thënë Kevin.

Sipas mjekëve ajo kishte pësuar mpiksje gjaku në këmbët e saj dhe më pas në mushkri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat