May pa përkrahje të partisë në prag të votës vendimtare për Brexitin

Evropë

May pa përkrahje të partisë në prag të votës vendimtare për Brexitin

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:50
Theresa May

Largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian ka mbetur pezull të martën, pasi që koncesionet e siguruara nga Brukseli të kryeministres Theresa May nuk kanë arritur ta bindin fraksionin kryesor të Partisë së saj Konservatore, vetëm disa orë para votës në parlament.

Në përpjekjen e fundit për një dalje nga qorrsokaku i shkaktuar prej Brexitit, në prag të 29 marsit, datës së caktuar nga Mbretëria e Bashkuar për largim nga blloku evropian, May ia kishte mësyrë Strasburgut të hënën, për t’u marrë vesh për garanca ligjore me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Sidoqoftë, prokurori i përgjithshëm, Geoffrey Cox ka thënë në një opinion të shkruar se garancat nuk e zgjidhin çështjen dhe se e lënë Mbretërinë e Bashkuar në orbitën e bllokut edhe pas Brexitit.

“Risqet ligjore mbesin të pandryshuara”, ka thënë Cox.

Sterlina ka rënë për dy cent pas publikimit të opinionit të Coxit, opinion ky që ul mundësitë e kalimit në parlament të marrëveshjes së kryeministres May.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat