Protestuesit përleshen me policinë në Paris - Bota Sot
Protestuesit përleshen me policinë në Paris

Evropë

Protestuesit përleshen me policinë në Paris

Më: 16 mars 2019 Në ora: 15:16
Protestat në Paris, fotografi nga arkivi.

Protestuesit, të njohur si “Xhaketat e Verdha” janë përleshur sot me policinë franceze në afërsi të Harkut të Triumfit, ku kanë sulmuar disa dyqane.

Kjo është java e 18-të me radhë që qytetarët po protestojnë kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Dhuna filloi kur protestuesit, pranë pallatit presidencial, hodhën në drejtim të policisë bomba tymi dhe objekte të tjera dhe filluan që të sulmojnë veturat e policisë.

Polica përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit që u zhvendosën pranë Harkut të Triumfit.

Policia i tha Associated Press se deri në mesditë kanë arrestuar 44 persona.

“Xhaketat e Verdha” janë të zemëruar për rritjen e taksave dhe po kundërshtojnë politikat e presidentit Macron.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...