Turqia blen sistemin anti-raketor rus, pavarësisht vërejtjeve të SHBA-së

Evropë

Turqia blen sistemin anti-raketor rus, pavarësisht vërejtjeve të SHBA-së

Më: 5 prill 2019 Në ora: 20:11
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, konfirmoi se vendi i tij do të blejë një sistem të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga Shtetet e Bashkuara, Erdogan tha të premten se furnizimet me sistemin S-400 do të nisin në korrik.

Të mërkurën, nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence, tha se Turqia rrezikon anëtarësinë në NATO nëse blen sistemin rus, të cilin Uashingtoni e sheh si kërcënim për avionët amerikanë.

Erdogan tha se Turqia ka shqyrtuar edhe blerjen e sistemit raketor amerikan Patriot, porse oferta e SHBA-së "nuk ka qenë e favorshme si ajo e Rusisë".

Ankaraja po krijon lidhje më të ngushta me Rusinë, pas përkeqësimit të marrëdhënieve të saj me SHBA-në dhe Evropën.

Turqia ka ushtrinë e dytë më të madhe në NATO.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë përkeqësuar pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë nga Moska, në vitin 2014.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat