Mogherini: BE-ja duhet të dërgojë luftanije në Mesdhe

Evropë

Mogherini: BE-ja duhet të dërgojë luftanije në Mesdhe

Më: 16 prill 2019 Në ora: 19:37
Federica Mogherini

Shefja evropiane e diplomacisë, Federica Mogherini i kërkoi sot BE-së që të dërgojë sërish luftanijet në Mesdhe për t’i mundësuar operacionit ushtarak “Sophia” që të luftojë kundër trafiqeve të armëve dhe naftës në Libi.

“Pa anije, Sophia nuk është në gjendje të përmbushë misionin e saj që përkon me respektimin e embargos mbi armët dhe mbi naftën në Libi”, theksoi ajo gjatë një debati në Parlamentin Europian në Strasburg.

“Kjo është në përgjegjësinë e shteteve anëtare, është zgjedhja e tyre. Shpresoj se ata do ta rimendojnë në javët që vjen”, vazhdoi ajo./ATSH/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat