Organoja e madhe e Notre Dame i shpëton zjarrit

Evropë

Organoja e madhe e Notre Dame i shpëton zjarrit

Më: 26 prill 2019 Në ora: 12:16
Foto

Organoja e madhe e Notre Dame do të pastrohet nga pluhuri, por ndoshta nuk do të ketë nevojë për ndonjë operacion shtesë pas “Ferrit” që mbërtheu Katedralen e Parisit.

Dhe lajmin e mirë e jep vetë muzikanti që po luante në organo kur flakët shpërthyen. Johann Vexo u shpreh: “Lajmet më të fundit për organon e madhe janë inkurajuese. Kishte një takim me arkitektin e monumenteve historike, ekspertë dhe prodhues organosh, që janë përgjegjës për kujdesin ndaj instrumentit të madh dhe duket se ajo nuk është dëmtuar shumë”.

Ekspertët e kanë vrojtuar nga afër organon për rreth dy orë dhe kanë parë se asgjë nuk është djegur dhe as shkrirë. Po ashtu, shumë pak ujë nga ai që u përdor prej zjarrfikësve për shuarjen e flakëve, ka hyrë në organ: “Ka shumë, shumë pluhur. Po të shikosh fotot do të mendosh se katedralja ka qëndruar e mbyllur për një shekull dhe asnjë nuk ka hyrë brenda. Ka pluhur në çdo cep të instrumentit”.

Do të mjaftojë vetëm të pastrohet pluhuri, pa e çmontuar organon dhe ky është një lajm i mirë. Ndoshta, e gjithë kjo mund të realizohet me një fshesë me korrent dhe një kompresor. Ajo që ende nuk mund të thuhet me siguri është nëse ngjarja ka ndikuar tek akustika. Por, edhe në këtë pikë shpresat janë të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat